Lexoni edhe:
Futbollistes kroate s’i pëlqen t’i thonë se është lojtarja më “hot” në botë
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës A, Christos Marmarinos në konsultim me shtabin teknik ka shpallur listën e gjerë të basketbollistëve për ndeshjen e qershorit ndaj Danimarkës në kuadër të parakualifikimeve për FIBA Eurobasket 2025.
Në listën e gjerë janë ftuar 14 basketbollistë, të cilët do të mbikëqyren dhe më pas do të shpallet lista përfundimtare. Stërvitjen e parë basketbollistët e zhvillojnë të premten (17.06.2022) nga ora 18:00 në palestrën sportive të Kolegjit “ISP” në Marigona Residence.
Futbollistes kroate s’i pëlqen t’i thonë se është lojtarja më “hot” në botëLexoni edhe:
Sa i përket të ftuarve, për herë të parë te Kosova A janë ftuar basketbollistët Etnik Peci dhe Ardit Pepaj.
“Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen me Danimarkën më 30 qershor në kuadër. Kosova është në grup me Danimarkën dhe Norvegjinë ku renditet e dyta me tre pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Norvegjia në vendin e parë.
Numri i Kombëtareve pjesëmarrëse në parakualifikime të FIBA Eurobasket 2025 është 10, ku një grup përbehet nga 4 kombëtare, kurse dy grupe tjera me nga 3 kombëtare.
Katër skuadra, tri fituesit e grupeve, dhe një kombëtare e cila është e renditur në pozitën e dytë më së miri do të kualifikohen për raundin e dyte para-kualifikues. Raundi i dytë do të mbahet midis gusht 2022, nëntor 2022 dhe shkurt 2023.
Lista e gjerë:
Valon Bunjaku
Amin Hot
Etnik Peci
Dardan Berisha
Mikaile Tmusic
Altin Morina
Meriton Ismaili
Ardit Pepaj
Drilon Hajrizi
Muhamedali Janjeva
Rron Ukaj
Samir Zekiqi
Gezim Morina
Fisnik Rugova.
(Kosova Sot Online )