Futbollistes kroate s’i pëlqen t’i thonë se është lojtarja më “hot” në botë

  • S.A /
  • 16 June 2022 - 14:09
Futbollistes kroate s’i pëlqen t’i thonë se është lojtarja më “hot” në botë

Futbollistja kroate, Ana Maria Markovic shpesh është quajtur si lojtarja më e bukur në botë, por ajo nuk dëshiron t’i thonë se është lojtarja më seksi.

“Më pëlqenin artikujt që më quanin si futbollistja më e bukur në botë, ose njëra prej më të bukurave, sepse më bën të lumtur kur dëgjoj se jam e bukur”, deklaroi Markovic për mediumin zviceran “20min”, përcjell.Mirëpo, ajo nuk dëshiron të dëgjojë kur thonë se kjo bionde është futbollistja më seksi në botë.

“Por, më pas u shfaq një artikull në gazetë, i cili më përshkruante si futbollisten më seksi në botë”, shton 22 vjeçarja.

“Nuk më pëlqen ta dëgjoj këtë… për shkak të familjes sime”, nënvizoi futbollistja e Grasshoppersit, e cila i ka mbi 600 mijë ndjekës në “Instagram”.

“Mendoj se duhet të jeni të kujdesshëm kur shkruani për njerëzit. Por, në fund të ditës mendoj se nuk ishte dhe aq keq”, përfundoi ajo.

Sulmuesja kroate poston kohë pas kohe fotografi ku shihet me fanellë sportive, por ndërkohë poston edhe fotografi të jetës së përditshme dhe private, ku natyrisht se i shfaq linjat e saj perfektë të trupit. 

(Kosova Sot Online )