“Salah po kalonte, pak i mërzitur” – Rodrygo zbulon atë që Modrici ia tha Salahut pas finales në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 17 June 2022 - 10:48
“Salah po kalonte, pak i mërzitur” – Rodrygo zbulon atë që Modrici ia tha Salahut pas finales në Ligën e Kampionëve

Rodrygo ka zbuluar se çfarë i ka thënë Luka Modrici, Mohamed Salahut pas finales së këtij viti në Ligën e Kampionëve. Real Madridi mposhti Liverpoolin 1:0 në finalen e 28 majit, e cila u zhvillua në Paris. Goli i Vincius Jr ishte i mjaftueshëm për t’i siguruar spanjollëve titullin e 14-të të Ligës së Kampionëve. Pas përfundimit të ndeshjes, futbollistët e Real Madridit krijuar një korridor nderi për futbollistët e Liverpoolit, derisa ata u ngjitën për të marrë medaljet e tyre.

Derisa po kalonte Salah, Rodrygo tha se ai ishte i mërzitur. Braziliani zbuloi edhe se çfarë i kishte thënë Modrici në ato momente.

“Pasi mbaroi finalja e Ligës së Kampionëve, ne bëmë korridorin për lojtarët e Liverpoolit. Salah po kalonte, pak i mërzitur, dhe Modric i tha ‘herën tjetër provoni përsëri’”, deklaroi Rodrygo për “Podpah”.

Disa tifozë besojnë se komenti i Modricit ishte një ngacmim për sulmuesin egjiptian, derisa disa tifozë të tjerë besojnë se ishte gjithçka sportive nga ana e kroatit. 

(Kosova Sot Online )