Lexoni edhe:
Galatasaray sot emëron trajnerin e ri, Muriqi pritet të jetë transferimi i parë i gjigantit turk
Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka thënë se i vjen keq për atë që ndodhi në finalen e Kampionatit Botëror të vitit 2006. Në finalen me Italinë, ish-reprezentuesi i Francës e kishte goditur me kokë ish-reprezentuesin e Italisë, Marco Materazzin. Deri te ky veprim i pahijshëm erdhi pas një shkëmbimi fjalësh mes dy ish-futbollistëve, ku pastaj Zidane e kishte goditur me kokë Materazzin në gjoks. Francezi ishte ndëshkuar me karton të kuq dhe për të kjo ndeshje ishte e fundit në karrierën si futbollist profesionist.
Në një intervistë të dhënë së fundi për “Marca”, ish-futbollisti dhe trajneri i Real Madridit pohoi se do të dëshironte të ndryshonte atë që ndodhi atë natë në Berlin të Gjermanisë, teksa e pranoi se ishte vetëm një moment tjetër i vështirë në karrierën e tij.
“Unë mendoj se (ish-shoku i skuadrës te Franca) Bixente Lizarazu është i vetmi që mund të më kishte mbajtur në atë moment. Do të kishte qenë e rëndësishme të ishte me mua, pranë meje, por nuk mund të kthehesh pas në kohë. Nuk jam krenar për atë që kam bërë, por është pjesë e karrierës sime. Ka gjithmonë momente të vështira dhe ky ishte një nga ato”, tha Zidane.
Ndryshe, Italia kishte triumfuar në finalen e Botërorit 2006 pa ekzekutimit të penalltive, me rezultatin 5:3.
July 9, 2006: In the final match of his professional career, the World Cup Final, France’s ?? Zinedine Zidane headbutts Italy’s ?? Marco Materazzi in the chest during extra time and is sent off with a red card.
— This Day In Sports Clips (@TDISportsClips) July 9, 2020
Italy would go on to win on penalty kicks (? via BBC). pic.twitter.com/F1ipg0vtTa
(Kosova Sot Online )