United ka shpresa për Marsenal, pasi që Arsenali mund të “tërhiqet nga gara”

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 17:47
United ka shpresa për Marsenal, pasi që Arsenali mund të “tërhiqet nga gara”

Manchester United mund të shpresojë nëse kërkon për ta blerë mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez, me De Telegraaf që ka raportuar se Arsenali po shikon mundësitë të “tërhiqet” nga një marrëveshje

Kjo do të lironte rrugën për Djajtë e Kuq që të investojnë më shumë në talentin 24 vjeçar argjentinas.

Arsenali janë të interesuar për mbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez gjatë kësaj vere, ku më së pari për të kishin raportuar The Athletic.

Oferta e parë e Arsenalit prej 25 milionë funte u tha se është refuzuar për transferin e mundshëm të 24 vjeçarit.

Por, tani rritja e çmimit të Ajaxit për të thuhet se ka bërë që Arsenali të tërhiqet në kërkesën e tyre për shërbimet e tij dhe këtë me sa duket do ta shfrytëzojë Manchester United.

(Kosova Sot Online)