Rikthimi i Lukaku do të testojë aftësitë menaxheriale të Inzaghit

  • A.P /
  • 20 June 2022 - 18:05
Rikthimi i Lukaku do të testojë aftësitë menaxheriale të Inzaghit

Ish mbrojtësi i Interit, Daniele Adani ka thënë se menaxhimi i Romelu Lukaku do të jetë një test për aftësitë menaxheriale të Simone Inzaghit si trajner

Sulmuesi belg duket se do të rikthehet në San Siro pas 12 muajve që ju bashkua Chelsea dhe arritja e tij – bashkë me Paulo Dybala, nëse ai i bashkohet Interit si transfer i lirë – do të bënte që të këtë edhe ndryshime taktike.

Adani, i cili punon si analist në Itali, tha se do të ishte interesante të shohim çfarë do të ndryshonte Inzaghi dhe si do të funksiononte vija e sulmit e re e tij.

“Ardhja e Romelusë do të ishte e mirë për Simone, gjithashtu, i cili do të tregonte nëse është rritur në termat e një stili të ri të lojës”, tha ai për La Gazzetta dello Sport, transmeton GazetaExpress.

Lukaku ishte yll i Interit gjatë fitores së titullit më 2020/21 dhe ishte lojtari më i mirë i atij sezoni në Serie A.

Ai u largua për t’ju bashkuar Chelsea verën e kaluar, pavarësisht se ishte golashënuesi më i mirë i klubit në të gjitha garat, ai ka dështuar madje edhe të startojë në ndeshje të mëdha.

Adani thotë se ai ende beson që ky do të jetë një nënshkrim i mirë për Interin.

“Absolutisht po. Pas përvojës së tij para një viti, të gjithë aty humbën. Nuk e di ku do të ishte Interi por është e sigurt që ai është lojtar i mirë, i cili bëri gjëra tepër të mëdha për dy sezonet e tij me këtë klub. Inzaghi do të këtë një top skuadër më të”, tha ai.

(Kosova Sot Online)