Di Maria s’ka përgjigje për të ardhmen, në dyshim kalimi i tij te Juventusi

  • S.A /
  • 21 June 2022 - 09:49
Di Maria s’ka përgjigje për të ardhmen, në dyshim kalimi i tij te Juventusi

E ardhmja e Angel Di Marias po vlerësohet të jetë ende e paqartë. Reprezentuesi argjentinas besohet se do t’i bashkohet Juventusit, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

Deri më tani është raportuar vetëm se ka marrëveshje mes palëve, duke u thënë se po mungon edhe zyrtarizimi.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, Juventusi ka qenë duke e pritur një përgjigje nga Di Maria dje, por ajo nuk erdhi.

34-vjeçari vazhdon të jetë i pasigurt rreth të ardhmes, teksa klubi nga Serie A thuhet se është i bindur se do të nënshkruajnë me ish-futbollistin e Real Madridit e Manchester Unitedit.

“Zonja e Vjetër” pret që të nënshkruajë me Di Marian si lojtar të lirë, pas skadimit të kontratës së lojtarit me Paris Saint-Germainin. 

(Kosova Sot Online )