Arsenal zyrtarizon transferimin e Vieiras për 30 milionë funte

  • A.P /
  • 21 June 2022 - 19:24
Arsenal zyrtarizon transferimin e Vieiras për 30 milionë funte

22 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Emirates Stadium teksa Gunners ka vazhduar me transferime gjatë afatit të verës

Arsenali e ka kompletuar transferimin për 30 milionë funte të mesfushorit të Portos, Fabio Vieira.

Mesfushori portugez nuk ka qenë i lidhur me një kalim te Topxhinjtë jo gjatë sezonit që lamë, por që doli të ketë qenë një synim surprizë për Mikel Arteta pasi që ai ishte lidh me kalime të tjera tek gjigantët europian.

22 vjeçari do ta kalojë gjysmën e kësaj dekade në Emirates Stadium, në një marrëveshje që shikohet tepër e favorshme për Arsenalin pasi që arriti që ta zvogëloi çmimin e tij për afër gjysmën e klauzolës së tij

“Ne jemi shumë të lumtur që kemi kompletuar transferimin e Fabios nga FC Porto. Favio është një lojtar me kualitete speciale i cili është i qetë me top dhe di të bëjë pasime në vijën e fundit të sulmit”, ka thënë drejtori teknik i Arsenalit, Edu, për faqen e Arsenalit.

“Jam shumë i lumtur që ne identifikuam dhe nënshkruam me një talent special. Fabio është një lojtar shumë kreativ dhe do të sjell kreativitet dhe gjithanshmëri në lojën tonë sulmuese”, tha trajneri i Arsenalit, Arteta.

Arsenal ka konfirmuar që Vieira ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me skuadrën nga Emirates Stadium, që do të thotë se ai do të luajë për Topxhinjtë deri në verën e vitit 2027.

(Kosova Sot Online)