Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A – Arsenali i gatshëm ta shesë

  • S.A /
  • 22 June 2022 - 09:35
Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A – Arsenali i gatshëm ta shesë

Granit Xhaka mund të ndryshojë kampionat dhe të kalojë nga Liga Premier në Serie A. Reprezentuesi i Zvicrës ishte shumë afër kalimit te Roma vitin e kaluar por në fund marrëveshja nuk u konkretizuar, por skuadra e drejtuar nga portugezi Jose Mourinho vazhdon ta mbajë gjallë interesimin për mesfushorin e Arsenalit.

Sipas mediumit anglez “The Times”, Giallorossët po vazhdojnë kontaktet me agjentin e lojtarit mbi mundësinë e blerjes së kartonit të tij, por nuk janë të gatshëm të shpenzojnë shifra të mëdha. Dy skuadra tjera që janë duke u lidhur me shërbimet e Xhakës janë Fiorentina dhe Udinese. Mesfushori me prejardhje nga Kosova është i gatshëm që të ndryshojë ambient, shkaku që te The Gunners nuk e ka më vendin e sigurt. Andaj, Xhaka me gjasë do të kalojë në kryeqytetin e Italisë, duke provuar kështu edhe futbollin italian. 

(Kosova Sot Online )