Rrjedh fanella e Milanit për sezonin e ri

  • A.P /
  • 22 June 2022 - 22:23
Rrjedh fanella e Milanit për sezonin e ri

Dizajni i ri i fanellës së Milanit për ndeshjet si vendas ka rrjedhur nëpër rrjetet sociale dhe ajo ka flamurin italian në krah që i prezanton ata si fitues të Scudettos dhe një shirit të ri afër qafës.

Sipas FootyHeadlines, fanella do të këtë kombinim të njëjtë te Puma të zezë dhe Tango të kuqe si shirita me ngjyra ashtu si sezonin e kaluar, por e zeza tani do të jetë ngjyra kryesor.

Vijat nuk përfundojnë deri në fund në shpinë, pasi që është një kuti ku vendoset emri, numri dhe ndonjë ekstra sponsor.

Një ndryshim i rëndësishëm është prerja e mengjeve, ku shfaqet e gjelbra, e bardha dhe e kuqja që prezantojnë flamurin italian dhe Scudetton që i jep kjo Milanin statusin e kampionit të Serie A.

(Kosova Sot Online)