Presidenti i PSG-së: Sezonin e ardhshëm do ta shihni Messin më të mirë në histori

  • A.P /
  • 23 June 2022 - 14:51
Presidenti i PSG-së: Sezonin e ardhshëm do ta shihni Messin më të mirë në histori

Lionel Messi ishte shumë larg pritshmërive në sezonin e parë me Paris Saint-Germain.

Lëndimi, e më pas koronavirusi, bënë që argjentinasi të humbte shumë ndeshje, por në ato që ishte nuk la mjaftueshëm gjurmë.

Në 34 ndeshje me Parisin, shtatë herë fituesi i Topit të Artë shënoi 11 gola dhe dhuroi 15 asistime.

Ndërsa, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi deklaroi se Messi më i mirë ndonjëherë do të vijë sezonin e ardhshëm.


“Sezonin e ardhshëm do ta shohim Messin më të mirë në histori”, deklaroi ai.

(Kosova Sot Online)