Mourinho: Nuk jam lider natyral

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 19:31
Mourinho: Nuk jam lider natyral

Jose Mourinho ka treguar se çka e mban atë të motivuar për lojë, si është stili i tij i liderit që e ka ndryshuar Romën, por një element që mbetët i njëjtë “ka të bëjë me strategjinë”.

Ish trajneri i Interit, Chelseat dhe Manchester Unitedit ka folur për Sky Sports UK pasi që udhëhoqi Giallorossi për tregun e parë të tyre në Europë, në ligën e re, Europa Conference League.

Ai e fillon sezonin e dytë në pankinën e Romës në vikendin e 14 gushtit dhe duket se ai ka gjetur një frymë të re pas kthimit në Itali.

“Është natyra e dikujt që dëshiron të jetë në futboll për shumë vite. Nëse nuk jeni të dashuruar me futbollin dhe arrini gjithçka që mund të arrihet në futboll, ju e leni atë dhe i shijoni medaljet. E shijoni jetën jashtë futbollit”, ka thënë ai në këtë intervistë.

“Por nëse e dashuroni futbollin, ju nuk do të ndaleni kurrë. Nëse ju e dashuroni futbollin, ju nuk e ndjeni plakjen. Ju ndiheni i freskët, ju ndiheni të rinj dhe këtë mendime shkojnë gjerë në ditën e fundit. Pra, motivimi është pjesë e ADN-së”.

Mourinho gjithmonë cilësohet si një lider të skuadrat e tij, por ai nuk e sheh kështu vetën.

“Lidership do të thotë që njerëzit të ndjekin ty. Për t’ju ndjekur juve, ata duhet të kenë besim në ju. Normalisht ata besojnë në ju edhe nëse kane empati për ty, nëse ata janë të ndershëm”.

“Në rastin tim personal si lider, çfarë ka domethënie për mua është saktësisht përgjegjësia që mos t’i lë njerëzit të dëshpërohen. Ju duhet të jeni me ta dhe për ta, gjatë tërë kohës. Ata duhet të ju besojnë juve”.

“Nuk do të thosha që jam lider natyral. Në fakt, në moshën e re, do të thosha isha lider i heshtur. Por, puna e ime nuk me lejoj të jem i heshtur, e cila gjë është natyra ime. Gjatë gjithë kohës jam në sy të publikut, me duhet të komunikoj me ta përmes mediave dhe kjo e bën dallimin e madh”.

Teksa flet për tërë përparësitë e tij teknike në lojë dhe stafin e tij gjithnjë e në rritje, Mourinho ende ece me këmbë për tokë.

“Çelësi i suksesit mbetet i njëjtë – ka të bëjë më strategjinë. Ju nuk mund të parashikoni gjithçka, por sa më shumë të jeni të përgatitur, aq më shumë mund të kërkoni stërvitje”.

“Ju mund ta reduktoni këtë paparashikueshmëri dhe kjo ju jep ndjenjën për të bërë zgjidhje dhe vendimet t’i merrni me lehtë. E dini që ndeshjet e futbollit kanë njëfarë rreziku natyrisht, por ju duhet të përpiqeni që ti reduktoni këto rreziqe duke bërë parapërgatitje sa më të mira që mundeni”. 

(Kosova Sot Online)