Romano: Arsenali arrin marrëveshje për Gabriel Jesusin me City

  • A.P /
  • 24 June 2022 - 22:45
Romano: Arsenali arrin marrëveshje për Gabriel Jesusin me City

Gazetari i njohur i transfereve, Fabrizio Romano ka lajmëruar se Arsenali ka arritur një marrëveshje me Manchester City për blerjen e Gabriel Jesus

Trajneri Mikel Arteta e ka kërkuar sulmuesin e City prej që ka filluar afati kalimtar i verës.

Tanimë duket se një marrëveshje për brazilianin është arritur dhe së shpejti pritet zyrtarizimi i Jesusit.

“Arsenali dhe Manchester City kanë arritur marrëveshje të plotë gojore sot për Gabriel Jesus. Marrëveshja finalizohet me një takim të ri – shuma e transferit e garantuar 45 milionë funte”, ka shkruar Romano.

(Kosova Sot Online)