Lexoni edhe:
Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të Serbisë
Mundësit kosovarë, Egzon Shala dhe Alban Sopa kanë pësuar humbje në Lojërat Mesdhetare sot.
Të dy shkuan deri në çerekfinale në “Oran 2022”, por u ndalën aty.
Shala u mposht nga Ercan Salim në çerekfinalen e kategorisë deri në 125 kilogramë. Kurse, Sopa humbi nga Jakopio Masotti i Italisë në çerekfinalen e kategorisë deri në 74 kilogramë.
Tërnovci i Madh “mban peng” përbërjen e Kuvendit të SerbisëLexoni edhe:
Tash, dy garuesit kosovarë do të shpresojnë që t’ju jepet një mundësi e dytë.
Ata mund të garojnë nesër vetëm nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.
Paraprakisht, sot u eliminuan nga Lojërat Mesdhetare dy karateistët kosovarë, Fortesa Orana dhe Melos Gashi.
(Kosova Sot Online )