Di Maria vendos për të ardhmen

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 14:46
Di Maria vendos për të ardhmen

Futbollisti argjentinas është lodhur duke e pritur Barcelonën dhe ka vendosur t’i thotë “Po” Juventusit.

Menaxherët e futbollistit kanë konfirmuar se bisedimet janë në mbyllje e sipër dhe po priten edhe detajet e fundit për ta mbyllur çështjen

Përfaqësuesi argjentinas kishte hezituar me javë të tëra që ta merrte vendimin për të ardhmen pasi u largua nga Paris Saint-Germaini si lojtar i lirë.

Ai i kishte konsideruar të dyja opsionet, “Bianconeri” dhe Barcelona, ndërsa një sy e ka të fokusuar tek Amerika e Jugut pas Botërorit 2022.

Di Maria pritet ta nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me Juven dhe pritet të paguhet 7 milionë euro plus bonuset, ndërsa është në opsion mundësia e vazhdimit të saj për një vit tjetër.

Fillimisht, Di Maria kërkonte më shumë para, por në fund lëshoi pe dhe e pranoi ofertën e gjigantit italian. 

(Kosova Sot Online)