Origi mbërrin sot te Milani

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 15:09
Origi mbërrin sot te Milani

Divock Origi do të jetë afrimi i parë i klubit të Milanit për këtë merkato.

Sulmuesi, kontrata e të cilit me Liverpoolin përfundoi, do të mbërrijë mbrëmjen e kësaj të hënë në Milano, ndërsa nesër janë planifikuar ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës 4-vjeçare, nga e cila belgu do të fitojë 3.5 milionë euro neto në sezon plus bonuse.

Është e vështirë që të thuhet nëse Origi do e nisë këtë eksperiencë në rolin e titullarit, por duhet theksuar se ai është një lojtar shumë cilësor dhe mjaft i aftë për të shënuar gola.

Në vitet e fundit te “The Reds” belgu numëron 60 paraqitje dhe 16 gola.

Origit nuk i mungon eksperienca ndërkombëtare dhe sigurisht për këtë arsye Maldini ka vendosur ta afrojë sa më shpejt sulmuesin.

(Kosova Sot Online)