Chrisophe Galtier edhe më afër PSG-së

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 17:24
Chrisophe Galtier edhe më afër PSG-së

Paris Saint-Germaini është afër që të bëhet me trajner të ri, pasi Mauricio Pochettino pritet që të largohet.

Dhe, Christophe Galtier pritet që të jetë zëvendësuesi i argjentinasit te kampionët e Francës.

Klubi i Nice ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Galtierit, teksa në vendin e tij është emëruar Lucien Favre.

Sipas Fabrizio Romanos, në këtë javë do të mbyllet edhe marrëveshja mes 55-vjeçarit dhe PSG-së.

Presidenti i Nice, Jean-Pierre Rivere, sot deklaroi: “Ne tashmë e dimë destinacionin e ardhshëm të Galtier. Ka disa detaje të vogla për t’u zgjidhur, por është një mundësi e shkëlqyer për të”.

Galtier nuk është emër i njohur shumë në futbollin evropian, përveçse në atë francez.

Ai nga viti i kaluar është trajner te Nice, teksa më herët ka drejtuar edhe dy skuadrat tjera nga Ligue 1 e Francës, Lille dhe Saint-Etienne. 

(Kosova Sot Online)