Rusia sulmon një qendër tregtare në Ukrianë brenda ishin mbi një mijë njerëz

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 18:39
Rusia sulmon një qendër tregtare në Ukrianë brenda ishin mbi një mijë njerëz

Raketat ruse kanë goditur një qendër tregtare në Kremenchuk në rajonin e Poltava me të paktën dy raketa të hënën pasdite me mbi një mijë njerëz brenda, pretendojnë autoritetet ukrainase.

Nënkryetari i zyrës presidenciale Kyrylo Tymoshenko raportoi se dy persona u vranë në sulm, ndërsa të paktën 20 u plagosën, me nëntë në gjendje kritike, por numri i përgjithshëm i viktimave pritet të jetë dukshëm më i lartë

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se e gjithë qendra tregtare është përfshirë nga flakët, me ekipet e emergjencës dhe kalimtarët që përpiqen të ndihmojnë viktimat.

Rusia ka shtuar sulme nëpër vendbanime ku gjenden civilët. 


(Kosova Sot Online)