Klubi italian tërhiqet nga “Trofeu Gamper”, reagon Barcelona: Vendim i njëanshëm dhe i pajustifikuar

  • A.P /
  • 27 June 2022 - 22:24
Klubi italian tërhiqet nga “Trofeu Gamper”, reagon Barcelona: Vendim i njëanshëm dhe i pajustifikuar

FC Barcelona ka njoftuar se AS Roma është tërhequr nga “Trofeu Joan Gamper”.

Këtë dy skuadra kishin rënë dakord për të luajtur në finale, më 6 gusht të këtij viti, në “Camp Nou”,

Por, klubi i Barcelonës ka njoftuar se Roma ka vendosur në mënyrë të njëanshme që të tërhiqet.

Përballja mes këtyre dy skuadrave ishte paraparë që të zhvillohet edhe në konkurrencën e femrave.

Barça gjithashtu njoftoi se po punon për gjetjen e një kundërshtari të ri për edicionin e këtij viti dhe se paratë e shpenzuara për këto ndeshje do t’iu kthehen tifozëve.

“Në 24 orët e ardhshme do të fillojë kthimi i parave të shpenzuara tashmë për biletat dhe Klubi dëshiron të bëjë të qartë se pezullimi i ndeshjeve ka ardhur për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të FC Barcelona, ​​dëshirë e shprehur e AS Roma. Departamenti Ligjor i Klubit po analizon veprimet e mundshme ndaj klubit italian për dëmet e shkaktuara ndaj FC Barcelona dhe tifozëve të saj për shkak të këtij vendimi të papritur dhe të pajustifikuar”, thuhet mes tjerash në njoftimin e klubit. 

(Kosova Sot Online)