De Jong pranë Man Utd, zbulohet shifra e transferit

  • G.G /
  • 28 June 2022 - 13:44
De Jong pranë Man Utd, zbulohet shifra e transferit

Frenkie de Jong është gjithnjë e më afër transferimit në Manchester United.

Mesfushori holandez do të largohet përfundimisht nga Barcelona dhe sipas të gjitha gjasave do të përfundojë në “Old Trafford”.

Lajmin e konfirmuan mbrëmë mediat spanjolle, ndërsa tash vijnë konfirmimet edhe nga ato angleze.

“Sky Sports UK” raporton se është arritur marrëveshja ndërmjet dy klubeve, ndërsa kanë mbetur për t’u zgjidhur edhe detajet e fundit që lidhen me bonuset

Sipas këtyre mediave, Barcelona do t’i përfitojë 65 milionë euro nga shitja e ish-futbollistit të Ajaxit.

Ndërsa, sa i përket marrëveshjes ndërmjet klubit anglez dhe përfaqësuesit holandez, nuk janë dhënë detaje, por duket se ajo do të jetë më lehtë e zgjidhshme.

De Jong nuk e ka treguar veten sa duhet në “Camp Nou” dhe për këtë trajneri Xavi Hernandez e ka dhënë dritën e gjelbër për shitjen e tij, në mënyrë që klubi të grumbullojë fonde për transfere të reja gjatë kësaj vere. 

(Kosova Sot Online)