Kosova përballet sot me Serbinë në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 14:48
Kosova përballet sot me Serbinë në Lojërat Mesdhetare

Kosova dhe Serbia do të përballen sot në mes vete për herë të parë në Lojërat Mesdhetare.

Ky ballafaqim do të ndodhë në sportin e pingpongut.

Më saktësisht, pingpongisti kosovar, Kreshnik Mahmuti do të ketë punë me serbin Marko Jevtovic.

Ky meç do të jetë i vlefshëm për Grupin 7, derisa kjo do të jetë gara e dytë për kosovarin, i cili të parën e humbi nga greku Ionnis Sgouropoulos, 0-3 në sete.

Humbje në garën e parë pësoi edhe pingpongisti tjetër kosovar, Fathih Karabaxhak.

(Kosova Sot Online)