Barcelona heq dorë nga ylli i Juventusit

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 17:04
Barcelona heq dorë nga ylli i Juventusit

Barcelona raportohet se ka hequr dorë nga Matthijs de Ligt.

22-vjeçari besohet se ka informuar Juventusin se nuk ka ndërmend të vazhdojë kontratën e tij aktuale, e cila do të skadojë në verën e vitit 2024

Dhe, klubi italian thuhet se është i hapur për të lejuar lojtarin që të largohet në afatin kalimtar të kësaj vere.

De Ligt ka qenë i lidhur me një kalim në “Camp Nou”, por sipas “Sport”, Barcelona ka hequr dorë nga ai.

Bazuar në raportimin nga mediumi spanjoll, Barça hoqi dorë për shkak të çmimit të tij, pasi Juventusi po kërkon të paktën 100 milionë euro për shitjen e tij.

Për mbrojtësin holandez interesim ka shprehur Chelsea. Madje, klubi nga Londra thuhet se është afër kompletimit të transferimit të tij. 

(Kosova Sot Online)