Publikohet video nga momenti kur notuesja humbi ndjenjat në pishinë, derisa trajnerja e shpëtoi në mënyrë heroike

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 19:07
Publikohet video nga momenti kur notuesja humbi ndjenjat në pishinë, derisa trajnerja e shpëtoi në mënyrë heroike

Në Kampionatin Botëror të Notit në Budapest, dit më pari ndodhi një situatë dramatike. Notares amerikane, Anita Alvarez, i ra të fikët gjatë kryerjes së ushtrimeve, pas së cilës trajnerja u hodh në pishinë, e tërhoqi dhe i shpëtoi jetën.

Andrea Fuentes u hodh për të shpëtuar garuesen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Anita ishte zhytur në fund të pishinës dhe nuk po merrte frymë, pasi përfundoi rutinën e saj.

Fuentes, e veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë, u zhyt në fund të pishinës dhe e tërhoqi zvarrë Alvarez në sipërfaqe.

“Ishte një frikë e madhe. Më duhej të hidhesha sepse rojet e plazhit nuk po e bënin atë. Isha e frikësuar sepse pashë që ajo nuk merrte frymë”, kishte thënë Andrea Fuentes pas këtij rasti. 

(Kosova Sot Online)