Mahmuti e pëson humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare

  • A.P /
  • 28 June 2022 - 21:14
Mahmuti e pëson humbjen e dytë në Lojërat Mesdhetare

Kosova dhe Serbia u përballen sot në mes vete për herë të parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Ky ballafaqim ndodhi në sportin e pingpongut

Më saktësisht, pingpongisti kosovar, Kreshnik Mahmuti u përball me serbin Marko Jevtovic.

Pingpongisti nga Serbia shënoi fitore 4:0 në sete.

Për Kreshnik Mahmutin ishte kjo ndeshja e dytë në Grupin 7.

Pingpongisti i Kosovës me rezultat të njëjtë e kishte humbur edhe ndeshjen e parë kundër grekut, Ioannis Sgouropoulos. 

(Kosova Sot Online)