Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit

  • G.G /
  • 29 June 2022 - 14:42
Flaka Loxha mposhtet në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare, medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit

Flaka Loxha nuk ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare është eliminuar në çerekfinale të “Oran 2022”, i cili po mbahet në Algjeri.

Loxha u mund me Ippon nga italiania Giulia Caggiano në rrethin e dytë, ndërsa atë të parë e kishte kaluar pa luftë.

Ajo megjithatë ka ende shpresa për të fituar medalje pasi atë mund ta kërkojë përmes repesazhit. 

(Kosova Sot Online)