PSG-ja e ëndërron sulmin e frikshëm Mbappe-Messi-Lewandowski

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 15:15
PSG-ja e ëndërron sulmin e frikshëm Mbappe-Messi-Lewandowski

Secili klub evropian do ta donte në ekipin e tij Robert Lewandoëskin.

Sulmuesi polak vendosi të largohej përfundimisht nga Bayern Munichu edhe pse ka kontratë edhe një vit me gjigantin bavarez.

Të gjithë e shohin atë gjithnjë e më afër transferimit në Barcelonë

Mirëpo, në orët e fundit është ngritur një pistë tjetër.

Bëhet fjalë për Paris Saint-Germainin.

Sipas “Santi_J_FM”, parisienët e ëndërrojnë një treshe të frikshme të sulmit për sezonin e ardhshëm.

Më saktësisht, sheikët arabë duan ta kenë në sulm në edicionin 2022/23 treshen Mbappe-Messi-Lewandowski, ndërsa braziliani Neymar pritet të largohet nga Parisi gjatë kësaj vere.

PSG-ja synon ta fitojë Championsin pasi dominoi qe një dekadë në Ligue 1. 


(Kosova Sot Online)