Flaka Loxha një fitore larg të bronztës

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 16:08
Flaka Loxha një fitore larg të bronztës

Flaka Loxha është një fitore larg medaljes së bronztë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Xhudistja kosovare mundi me ippon spanjollen, Maria Ruiz, në raundin e parë të repasazhit, kategoria -57 kg.

Asaj tani i nevojitet vetëm edhe një fitore, për t’u stolisur me medalje të bronztë në këtë garë.

Kujtojmë se Kosova tashme e ka siguruar një medalje, me Distria Krasniqin, e cila është kualifikuar në finale.

(Kosova Sot Online)