Sanches refuzon ofertën e Milanit

  • A.P /
  • 29 June 2022 - 19:50
Sanches refuzon ofertën e Milanit

Pas Sven Botman, Milani ka humbur një tjetër objektiv në merkaton e verës. Bëhet fjalë për Renato Sanches i cili është shumë pranë transferimit te PSG.

Sipas asaj që raportohet nga mediat franceze, Sanches ka refuzuar ofertën e bërë nga Milani dhe dëshiron të transferohet te gjigantët francezë.

Ulja e Galtier në stolin e PSG ka qenë vendimtare për t’i ndryshuar mendjen lojtarit. Gjithashtu edhe Lille është në garë dhe ofron më shumë se kuqezinjtë për kartonin e lojtarit

(Kosova Sot Online)