Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, gjithnjë e më afër medaljes

  • G.G /
  • 30 June 2022 - 14:42
Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare, gjithnjë e më afër medaljes

Pas Akil Gjakovës, edhe Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.

Xhudistja kosovare e mposhti në çerekfinale kroaten Iva Oberan pas një meçi mjaft interesant dhe të nivelizuar.

Me këtë rast, Laura kaloi në gjysmëfinale të kategorisë deri në 63 kilogramë dhe iu afrua medaljes në “Oran 2022”.

Në këtë fazë ajo do të përballet me algjerianen Amina Belkadi, e cila sigurisht do të jetë mjaft e motivuar pasi do ta ketë mbështetjen e publikut vendës.

Me një fitore eventuale, Laura do ta sigurojë medaljen e argjendtë, ndërsa më pas do të luftonte për të artën.

https://www.facebook.com/watch/?v=445880630658089

(Kosova Sot Online)