Zbulohet klubi i ri i Rey Manajt

  • E.K /
  • 01 July 2022 - 09:51
Zbulohet klubi i ri i Rey Manajt

Rey Manaj, 25 vjeç, është një hap larg të bëhet një lojtar i ri i Getafe CF.

Sulmuesi i Barcelonës, i cili këtë sezon u huazua te Spezia dhe me të cilën ai luajti 30 ndeshje në Serie A dhe shënoi 5 gola, kishte propozime nga Italia dhe Gjermania, por më në fund ai ka zgjedhur ofertën e Getafes në La Liga.

Sulmuesi shqiptar ka besim se do të jetë në gjendje të finalizojë transferimin te skuadra e Azulón nga sot deri të hënën e ardhshme, ndaj në parim nuk do t’i duhet t’i bashkohet ekipit të Barçës, e cila rikthehet në punë të hënën, më 4 korrik.

Barça pagoi vetëm 700,000 euro për Albacete kur ai u nënshkrua në janar të vitit 2020 për ekipin e Barcelona B.

Spezia pagoi 300 mijë euro në verë për huazimin e tij dhe mbetet të saktësohet se sa do të paguajë Getafe tani për transferimin e tij, duke marrë parasysh që Manajt i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin e Barçës. 

(Kosova Sot Online)