Deputeti e merr votën për të qenë pjesë e vendimmarrjes së Kuvendit, jo për të bojkotuar dhe abstenuar

Deputeti e merr votën për të qenë pjesë e vendimmarrjes së Kuvendit, jo për të bojkotuar dhe abstenuar
Deputeti e merr votën për të qenë pjesë e vendimmarrjes së Kuvendit, jo për të bojkotuar dhe abstenuar

Muhamet Kelmendi

  • 01 July 2022 - 07:39

Shkruan:ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Çdo subjekt e ka pasur në fushat dhe votuesit e kane votuar kandidatin a partine për programin politike zgjedhor. Atë e ka përkrahur partia dhe kandidati për deputet.Mos pjesëmarrja në seancë plenare është shkelje e rëndë e vullnetit të votës së shprehur. Qytetari nuk ka votuar për të ikur nga Kuvendi. Përkundrazi! Ka votuar për të qenë pjesë e Kuvendit në vendimmarrje.

-Pjesëmarrja në seanca të Kuvendit të Kosovës nuk është obligim ligjor i domosdoshëm, deri në një kohë të caktuar. Çdo deputet a parti politike parlamentare ka të drejtë që deri në 6 muaj mos të marrë pjesë nëpër seancat e Kuvendit. Pas kësaj date largohen deputetët që nuk kanë marrë pjesë dhe nga lista e partisë merren në vazhdim deputetët tjerë. Në mungesë të kësaj, nëse Kuvendi funksionon, mundet edhe pa një a dy parti të jetoj. Tërësisht varet nga funksionimi i Kuvendit. Veç kësaj, një masë tjetër, sipas normave kushtetuese dhe Rregullores së Kuvendit, janë masat financiare ndaj deputeteve që duhet të shqiptohen, kuptohet për mos pjesëmarrje nëpër seanca.

Edhe partia që lëshon seancën ndëshkohet me gjobë. Përkundër këtyre masave juridike, janë dy baza shumë domethënëse, që natyrisht veprojnë mbi ndërgjegjen e partisë dhe të deputetit të Kuvendit. E para, ka të bëjë me anën politike të partisë dhe të deputetit, të cilët janë votuar nga votuesit për të qenë në Kuvend dhe për të vepruar në interes të programit zgjedhor. Çdo subjekt e ka pasur në fushat dhe votuesit e kane votuar kandidatin a partine për programin politike zgjedhor. Atë e ka përkrahur partia dhe kandidati për deputet.Mos pjesëmarrja në seancë plenare është shkelje e rëndë e vullnetit të votës së shprehur. Qytetari nuk ka votuar për të ikur nga Kuvendi. Përkundrazi! Ka votuar për të qenë pjesë e Kuvendit në vendimmarrje. Së dyti, është obligimi politiko-shoqëror dhe kombëtar ndaj SHBA-ve. Ky shtet ishte motori lëvizës i anijes së madhe, të NATO-se.

Pa SHBA-te dhe pa Anglinë kurrë nuk do të kishim intervenim ushtarak në Kosovë. Falë intervenimit të perëndimit të udhëhequr nga SHBA-të u arrit liria që është tash. Këtë nuk duhet kurrë për të harruar. Jo vetëm partitë e deputetët, por as populli i ynë liridashës. Shikuar këtej konstatohet se ikja nuk është arme juridike,ndonëse juridikisht e pa sanksionuar. Ajo është armë e të dobëtit dhe të atyre që nuk bashkëpunojnë me miqtë strategjik të Kosovës, kryesisht SHBA-të. Është mirë të kuptohen drejtë obligimet kundruall votuesit dhe SHBA –ve nga partitë dhe deputetët e Kuvendit. Mos respektimi është i dëmshëm për Kosovën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".