Shpati Zekaj fiton në raundin e parë, në çerekfinale takohet me xhudistin nga Serbia

  • G.G /
  • 01 July 2022 - 13:15
Shpati Zekaj fiton në raundin e parë, në çerekfinale takohet me xhudistin nga Serbia

Shpati Zekaj e ka nisur në mënyrë fantastike garimin e tij në Lojërat Mesdhetare qq po mbahen në Oran të Algjerisë.

Xhudisti kosovar triumfoi me IPPON në Golden Score ndaj italianit, Enrico Bergamelli në 1/8 e finales.

Kësisoj, Zekaj kualifikohet në çerekfinale, aty ku do të përballet me xhudistin serb, Aleksandar Kukolj.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme do të garojë edhe Loriana Kukaj.

(Kosova Sot Online)