
Shpati Zekaj mposhtet nga xhudisti serb, por mbetet në garë për medaljen e bronztës

Shpati Zekaj është mundur në çerekfinale nga xhudisti serb, Aleksandar Kukolj.
Zekaj u mund me vetëm një pikë, duke qenë pranë triumfit në kategorinë deri në 100 kilogramë.
Kukolj është një xhudist që ka arritje të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampion evropian e nënkampion botëror.
Në vitin 2017, ai ishte numër një në botë në kategorinë e tij.
Përkundër humbjes, Shpati Zekaj do të kërkojë medaljen e bronztë përmes fazës së repesazhit.
Ndërkohë, Loriana Kuka veçse është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.
(Kosova Sot Online)