U largua pas 13 vjetëve nga Ballkani, Ramiz Bytyqi zyrtarizohet te FC Prishtina

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 16:47
U largua pas 13 vjetëve nga Ballkani, Ramiz Bytyqi zyrtarizohet te FC Prishtina

FC Prishtina po vazhdon të jetë aktive, teksa tani ka prezantuar edhe një tjetër përforcim.

Bëhet fjalë për Ramiz Bytyqin, i cili me kryeqytetasit ka nënshkruar kontratë tri-vjeçare.

23-vjeçari së fundi ishte pjesë e Ballkanit, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit në Superligën e Kosovës. Ai ishte pjesë e “portokallezinjve” për 13 vjet.

Ai në të kaluarën ka qenë pjesë e reprezentacionit të Kosovës U19 dhe U21.

(Kosova Sot Online)