Xavi fillon spastrimin te Barcelona

  • A.P /
  • 01 July 2022 - 20:53
Xavi fillon spastrimin te Barcelona

Te Barcelona raportohet se ka filluar një spastrim i madh i skuadrës.

“Daily Mirror” ka raportuar se trajneri, Xavi, tashmë ua ka bërë të qartë katër futbollistëve se nuk llogarit në ta

Futbollistët e informuar nga Xavi për këtë vendim thuhet se janë Samuel Umtiti, Oscar Mingueza, Riqui Puig dhe Martin Braithwaite.

Madje, trajneri spanjoll thuhet se ka kërkuar nga këta futbollistët që të anashkalojnë edhe përgatitjet para-sezonale.

(Kosova Sot Online)