Vidal këtë javë bëhet me skuadër të re

  • A.P /
  • 04 July 2022 - 20:22
Vidal këtë javë bëhet me skuadër të re

Arturo Vidal pritet që karrierën ta vazhdojë në elitën e futbollit brazilian.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, mesfushori kilian do të nënshkruajë me Flamengon.

Vidal te klubi brazilian thuhet se do të zyrtarizohet këtë javë, duke u larguar kështu nga futbolli evropian.

35-vjeçari do të nënshkruajë kontratë për një vit e gjysmë.

(Kosova Sot Online)