
Emre e Arda i trullosin dhe i turpërojnë tre kundërshtarë duke ua futur topin në mes të këmbëve

Në futboll, janë të paktë futbollistët që e kanë aftësinë t’ia fusin topin në mes të këmbëve kundërshtarit.
Ky veprim ndodh rrallë dhe duartrokitet nga publiku, ndërsa lojtari “viktimë” ndihet i turpëruar nga ajo që e përjeton.
Por, në rastin tonë, ky turpërim ndodhi tri herë brenda pak sekondash.
E për këtë spektakël u përkujdesën dy futbollistët e Fenerbahçes, Emre Mor e Arda Güler.
Ata ishin të pandalshëm për kundërshtarët, të cilët i bënë horë tek vija e autit.
Me këtë bashkëveprim, dy lojtarët e Fenerit i qitën prej lojës tre lojtarë dhe ky veprim i tyre me siguri se do të mbetet në histori të futbollit.
Për më tepër, video në vazhdim.
Stop that Emre Mor & Arda Güler. pic.twitter.com/mfYSnnZm2Z
— Stop That Football (@stopthatfooty) July 3, 2022
(Kosova Sot Online)