PSG zyrtarizon Christophe Galtier, shpenzon 25 milionë euro

  • G.G /
  • 05 July 2022 - 14:48
PSG zyrtarizon Christophe Galtier, shpenzon 25 milionë euro

Pas shkarkimit të Maurichio Pochettinos, Paris Saint-Germain tashmë e ka zyrtarizuar trajnerin e ri. Ai është Christophe Galtier, i cili ka nënshkruar kontratë me gjigantin francez, e cila i mban të lidhura palët deri në vitin 2024.

Me trajnerin e ri PSG synon trofe, sidomos ecuri më të mirë në Ligën e Kampionëve, në të cilin kompetecion tifozët parisien u zhgënjyen së fundmi kur skuadra e tyre me plot yje u eliminua nga Real Madridi në fazën eliminatore.

Ky ndërrim i trajnerit thuhet se PSG-së do t’i kushtojë 25 milionë euro pasi 15 milionë euro do t’i paguaj dëmshpërblim Pochettinos kurse 10 milionë euro do t’i paguaj klubit të deritanishëm të Galtier, Nice. 

(Kosova Sot Online)