Zbulohet oferta e Club Brugge për Vedat Muriqin

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 20:39
Zbulohet oferta e Club Brugge për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi karrierën mund ta vazhdojë në Belgjikë.

Club Brugge është klubi që ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, derisa Mallorca e Galatasaray thuhet se janë tërhequr nga gara

Gjithashtu, klubi nga elita e futbollit në Belgjikë i ka ofruar 28-vjeçarit një kontratë 4-vjeçare me pagë vjetore prej 2.2 milionë eurosh.

Ndryshe, Vedat Muriqi me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025.

(Kosova Sot Online)