Bayerni s’e do Ronaldon

  • A.P /
  • 06 July 2022 - 20:49
Bayerni s’e do Ronaldon

Oliver Kahn me deklaratën e fundit ka lënë të nënkuptohet se Cristiano Ronaldo nuk do të transferohet te Bayern Munchi.

Sulmuesi portugez është i lidhur me një largim nga Manchester United, derisa vazhdojnë ende spekulimet për të ardhmen e tij.

Drejtori te klubi i Bayernit, Oliver Kahn, ka thënë se Ronaldo nuk përshtatet në filozofinë e lojës së tyre.

“Aq sa e vlerësoj Cristiano Ronaldon si një nga lojtarët më të mëdhenj, por ai nuk do të përshtatej në filozofinë tonë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)