Pamje që flasin vetë, Ronaldo s’mund ta imagjinojë jetën pa Champions

  • G.G /
  • 07 July 2022 - 11:48
Pamje që flasin vetë, Ronaldo s’mund ta imagjinojë jetën pa Champions

Cristiano Ronaldo është i mishëruar me Ligën e Kampionëve.

Ylli portugez e ka bërë historinë në garën më prestigjioze të futbollit evropian.

Dhe, kjo është arsyeja se përse ai nuk e paramendon veten pa luajtur në Champions.

Manchester United nuk arriti të kualifikohej në këtë garë dhe kjo është arsyeja se përse 37 vjeçari po e kërkon largimin nga “Old Trafford”.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Championsit me 140 gola dhe nuk dëshiron të ndalet me kaq.

Për këtë arsye, ai po e kërkon një ekip ku do të mund të paraqitej në këtë garë edhe në edicionin e ardhshëm.

Se sa është i lidhur me Championsin ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe Juventusit, e tregon edhe kjo video, ku Ronaldo shihej duke qarë pas eliminimit nga kjo garë me “Bianconeri”.

(Kosova Sot Online)