Tifozët e Buduçnostit shpalosin pankarta me përmbajtje nacionaliste dhe i fyen shqiptarët në duel me Llapin

  • G.G /
  • 08 July 2022 - 13:56
Tifozët e Buduçnostit shpalosin pankarta me përmbajtje nacionaliste dhe i fyen shqiptarët në duel me Llapin

Buducnosti e mundi Llapin me rezultat 2:0 në ndeshjen e vlefshme për rrethin e parë kualifikues të Conference League.

Por, ajo që ra në sy në tribuna ishte vërtet e turpshme.

Pogba e konfirmon rikthimin në Juventus: Është koha, do të shihemi së shpe…

Tifozët malazezë edhe një herë provokuan përmes shpalosjes së një pankarte nacionaliste serbe kundër shqiptarëve, në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë.

“Atje vëllezër, gati të marshojmë”, shkruante në njërën prej parullave në koreografinë e përgatitur nga tifozët Buducnostit, që quhen “Varvari”.

Ky shkrim është pjesë e himnit të dikurshëm të Malit të Zi, “Onamo namo”.

“Atje” është fjala për Kosovën, të cilën Serbia e konsideron ende si pjesë të saj dhe një vend të shenjtë.

Krahas këtij shkrimi, u shfaqën edhe koreografi fyese për shqiptarët, ndërsa ekipi i Llapit në tribuna u fye dhe u gjuajt me gjësende nga tifozët.

Natyrisht, në këtë rast duhet të intervenojë UEFA pasi fyerjet dhe mesazhet nacionaliste janë të ndaluara. 

(Kosova Sot Online)