Raportohet se është pezulluar transferimi i Muriqit në Club Brugge

  • A.P /
  • 08 July 2022 - 18:22
Raportohet se është pezulluar transferimi i Muriqit në Club Brugge

Raportohet se është pezulluar transferimi i Vedat Muriqit te Club Brugge. Rezultatet e testit të futbollistit kosovar ishin negative. 

Pasi Vedat Muriqi kaloi testet mjekësore në transfertën e Club Brugge, rezultatet nuk ishin ashtu siç pritej, raportohet nga mediat belge. 

Është vërejtur se futbollistit kosovar i duhen 6 apo 8 javë që të jetë gati dhe është raportuar nga mjekët e klubit. 

Sipas shtypit belg, thuhet se të shtunën do të zhvillohet një test i ri, ndërsa disa burime shkruajnë se Club Brugge ka hequr dorë nga transferimi që tani. 

(Kosova Sot Online)