
Pamje të frikshme: Tifozëve u rrezikohet jeta në shkallët e çara që mund të shemben në stadiumin “La Bombonera”

Stadiumet në Amerikën e Jugut janë një shqetësim i madh për tifozët.
Ato janë vjetruar dhe tifozët janë të rrezikuar në çdo moment nga shembja e shkallëve.
Pamje të frikshme vijnë nga Argjentina, ku stadiumi i famshëm “La Bombonera” mund të bëhet arenë e një tragjedie të madhe.
Tifozët në fakt e kanë publikuar një video ku shihen shkallët e çara të stadiumit të famshëm të Boca Juniors, më saktësisht prapa portës, në një lartësi goxha të madhe.
Siç dihet, tifozët jug-amerikanë janë të “çmendur” dhe shpesh dinë të kërcejnë në tribuna.
E kjo mund të shfaq rrezik të madh të shembjes eventuale të shkallëve.
Shpresojmë që të intervenohet sa më shpejt në këtë aspekt, përndryshe mund të ndodh më e keqja…
(Kosova Sot Online)