Bahtiri, Gavazaj dhe Tolaj nënshkruajnë me Malishevën
FC Malisheva ka prezantuar përforcimet e radhës.
Kreshnik Bahtiri, Alush Gavazaj dhe Bleart Tolaj janë përforcimet e radhës të skuadrës së drejtuar nga Arsim Thaqi
Mesfushori Bahtiri së fundmi ishte pjesë e Kukësit. 29-vjeçari më herët ka luajtur edhe te Ulpiana e Arbëria.
Gavazaj gjithashtu është mesfushor. Ai në gjysmësezonin e fundit ishte pjesë e Vëllaznimit.
27-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe te klubet si: Bylis, Renova, Vushtrria, Feronikeli, Liria, Korabi, Tirana e Tërbuni.
Kurse, sulmuesi Tolaj në sezonin e fundit ishte pjesë e Prishtinës.
22-vjeçari më herët ka qenë pjesë e të rinjve të klubit kroat, Hajduk Splitt, teksa në Kosovë është aktivizuar edhe te Vëllaznimi.
(Kosova Sot Online)
