Shkupi kalon në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, Tirana eliminohet

  • E.K /
  • 13 July 2022 - 09:09
Shkupi kalon në raundin e dytë të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, Tirana eliminohet

Shkupi ka arritur që të kualifikohet në raundin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga Maqedonia e Veriut humbi 2:0 sot nga Lincoln Red Imps, por u kualifikua tutje, pasi në ndeshjen e parë kishte shënuar fitore me rezultat 3:0.

Por, kualifikimin tutje nuk e ka arritur Tirana.

Ekipi kampion i Shqipërisë u mposht 1:2 nga Dudelange, duke u përshëndetur nga kualifikimet e garës më prestigjioze evropiane. Ndeshja e parë e zhvilluar në Luksemburg u mbyll me fitore të vendasve 1:0.

Tani, Tirana do të vazhdojë garën në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

(Kosova Sot Online)