Grand Prix i Zagrebit: Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e tretë

  • G.G /
  • 15 July 2022 - 13:12
Grand Prix i Zagrebit: Flaka Loxha kalon me sukses në raundin e tretë

Flaka Loxha ka arritur që me sukses të kalojë në rrethin e tretë në kategorinë deri në 57 kilogramë në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë

Xhudistja kosovare mposhti në raundin e dytë xhudisten nga Kazakistani, Bakyt Kussakbayeva me IPPON.

Në raundin e tretë, Loxha do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Ichinkhorloo Munkhtsedev.

Në raundin e parë, Loxha kaloi pa luftë. Kujtojmë se sot po garon edhe Distria Krasniqi, e cila është kualifikuar në çerekfinale. 

(Kosova Sot Online)