Ramos shënon në fitoren e parë të PSG-së në fazën para-sezonale

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 19:12
Ramos shënon në fitoren e parë të PSG-së në fazën para-sezonale

Paris Saint-Germaini ka shënuar fitore në ndeshjen e parë miqësore në kuadër të fazës para-sezonale.

Kampionët e Francës shënuan fitore 2:0 ndaj skuadrës nga Ligue 2, Quevilly Rouen

Sergio Ramos (34’ – penallti) dhe Djeidi Gassama (54’) shënuan në fitoren e parisienëve.

Vlen të theksohet se kjo ishte edhe ndeshja e parë nën drejtimin e trajnerit të ri, Christophe Galtier.


Paris Saint-Germaini më 20 korrik do të zhvillojë miqësoren e radhës, atë ndaj Kawasaki Frontale. 

(Kosova Sot Online)