Koulibaly emocion tifozët me letrën e tij lamtumirëse, senegalezi gati për aventurën e re te Chelsea

  • A.P /
  • 15 July 2022 - 22:03
Koulibaly emocion tifozët me letrën e tij lamtumirëse, senegalezi gati për aventurën e re te Chelsea

Kalidou Koulibaly përmes një letre i ka dhënë lamtumirën Napolit.

Senegalezi largohet pas tetë vjetëve të kaluara te napolitanët për të nisur një aventurë të re me Chelsean në Premierligë

Koulibaly te “Blutë” do të transferohet për 40 milionë euro, teksa tani pritet vetëm edhe zyrtarizimi i kësaj lëvizjeje.

Duke shkruar në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, 30-vjeçarin publikoi një video me disa nga momentet e tij të paharrueshme me Napolin dhe ka shkruar një letër emocionuese për tifozët

“1 qershor 2014, një datë e paharrueshme: ardhja ime në Napoli, fillimi i një historie dashurie të pastër.  Isha një djalë i turpshëm, por me një dëshirë të madhe për t’i treguar botës se mund ta bëja! Fitoret, disfatat, gëzimet, zhgënjimet. Shumë emocione të përjetuara së bashku: e pamundur për t’u përmbledhur. Por unë mbajë gjithçka: në mendjen time, në zemrën time. Dy djemtë e mi kanë lindur në Napoli. Takova njerëz që do të jenë përgjithmonë pjesë e jetës sime dhe që më bënë mua dhe familjen time të ndihemi si në shtëpinë time: nga momenti i parë deri në momentin e fundit. Falë jush, Napoli, u bëra njeriu që jam sot. Faleminderit për klubin, presidentin, trajnerët, të gjithë bashkëlojtarët e mi dhe të gjithë njerëzit me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj ndër vite. Faleminderit, Napoli dhe napolitanët, për gjithë dashurinë që i kemi dhënë njëri-tjetrit. Jam krenar që ju kam nderuar me gjithë zemër dhe do të vazhdoj, përgjithmonë, t’ju mbaj në zemrën time dhe të ushqej për ju një nga ndjenjat më të rëndësishme për mua: respektin. Ti ke qenë, për mua, gjithçka. Tani ndjej se duhet të largohem dhe të rikthehem në lojë: është koha për një aventurë të re. Kalidou”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)