De Jong përfshihet në listën e Barcelonës për turneun para-sezonal, Xavi lë jashtë pesë futbollistë tjerë

  • S.A /
  • 16 July 2022 - 12:16
De Jong përfshihet në listën e Barcelonës për turneun para-sezonal, Xavi lë jashtë pesë futbollistë tjerë

De Jong përfshihet në listën e Barcelonës për turneun para-sezonal, Xavi lë jashtë pesë futbollistë tjerë. Barcelona ka publikuar listën me futbollistët e ftuar për turneun para-sezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lajmi kryesor padyshim se është Frenkie de Jong, i cili është i lidhur me ngushtë me një transferim te Manchester Unitedi . Pavarësisht kësaj, mesfushori holandez është përfshirë në listën e futbollistëve të ftuar nga trajneri Xavi. Barcelona është pajtuar me ofertën e klubit anglez prej 75 milionë eurosh – plus 10 milionë tjera në formë të bonuseve, por lojtari nuk po e dëshiron largimin nga “Camp Nou”. Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, supozohet se është në listën e futbollistëve që do të largohen nga Barç, por edhe ai është përfshirë në turne, duke treguar se ndoshta mund të ketë një rol me Xavin këtë sezon.

Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Martin Braithwaite, Neto dhe Riqui Puig janë lënë jashtë kësaj liste, pasi Barcelona dëshiron që ata të largohen këtë verë.

Përforcimet e deritanishme, Franck Kessie, Andreas Christensen dhe Raphinha janë përfshirë në listë, teksa futbollistët e rinj Arnau Tenas, Alejandro Balde, Marc Casado dhe Pablo Torre do të udhëtojnë gjithashtu në SHBA. 

(Kosova Sot Online )